Zhvillimet në veri, ambasadori i Kosovës në Britani: Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Madhe, Ilir Kapiti ka reaguar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, të një grupi terrorist serb mbi Policinë e Kosovës.

Kapiti tha se planet djallëzore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon.

Tutje, Kapiti tha se nuk duhet që të lejohet të përsëritet historia.

“Ju kemi thënë: Planet djallëzore të orkestruara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon. Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet!”, ka shkruar ai.

Në sulmin e 24 shtatorit, nga sulmet e grupit terrorist serb u vra rreshteri policor, Afrim Bunajku./Front Online