Zgjedhjet në veri/ Çfarë do të ndodhë me kryetarët aktual, a do të dorëhiqen?

unnamed-file-566

zgjedhjet-ne-veri/-cfare-do-te-ndodhe-me-kryetaret-aktual,-a-do-te-dorehiqen?

zgjedhjet-ne-veri/-cfare-do-te-ndodhe-me-kryetaret-aktual,-a-do-te-dorehiqen?

Hyrja e kryetarëve të rinj me ndihmën e policisë në objekte të komunave në veri të Kosovës ka sjellë tensione në këtë pjesë të vendit.

E për të shtensionuar situatën e krijuar në veri, Bashkimi Evropian dhe Kosova kanë rënë dakord për një marrëveshje katër pikësh.

Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur, zgjedhjet e parakohshme në veri do të mbahen në vjeshtë.

Në lidhje me këtë Front Online ka kontaktuar kryetarët aktual shqiptarë për t’i pyetur se cili do të jetë hapi i tyre.

Izmir Zeqiri nga radhët e PDK-së, kryetar në Zubin Potok, për Front Online thotë se do të veprojë sipas interesit të shtetit.

“Para së gjithash është interesi shtetërorë i Republikës së Kosovës”, tha ai për Front Online.

Ai thotë se janë disa procedura për t’i ndjekur si për dorëheqje ashtu edhe për zgjedhje.

“Nuk ka këtu interesa personale, interesi shtetërorë është mbi të gjitha. Nëse shteti ka interes të harmonizimit, dihet edhe rruga ligjore, sepse duhet disa procedura edhe për dorëheqje edhe për zgjedhje”, tha ai për Front Online.

Edhe ai i Zveçanit po vazhdon punën në këtë komunë.

Djellza Uka, zyrtare për media në këtë komunë nuk tregoi se cili do të jetë hapi i radhës i kryetari përveçse tha që kryetari Ilir Peci me të gjithë kabinetin po iu shërben qytetarëve si zakonisht.

“Kryetari është duke i vazhduar punët, është në shërbim të qytetarëve. Sa i përket shkarkimit, nuk ka nevojë me u shkarku përderisa ka zgjedhje. Vullneti i kryetarit është vetëm me i shërbyer qytetarëve pa dallim etnie, vetëm me i kry shërbimet qysh është deri më tani duke i kryer me krejt kabinetin dhe krejt drejtorinë”, tha ajo për Front Online.

Portali Front Online ka kontaktuar dhe dy kryetarët e tjerë që janë nga radhët e VV-së, mirëpo nuk janë përgjigjur në thirrje.

Kryetarët shqiptarë i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Për shkak të mosdëgjimit të këshillave të ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës, Kosova është përballur edhe me masa ndëshkuese nga BE-ja./Front Online/