Në një konferencë për media, deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka theksuar se përveç shkeljeve, Qeveria po merr vendime të dëmshme në vazhdimësi.
Sipas tij, Qeveria e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe të Kushtetutës.
“Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga ky pushtet ka kaluar në normalitet. Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi.. Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në raport më dështimin e tij në procesin e dialogut dhe rënien e tij në grackën e Vuçiqit”, ka thënë Zemaj.