Zëdhënësi i AAK-së për VV-në: Po t’u pengonte Serbia kaq shumë, Berishaj do shkarkohej parvjet

unnamed-file-2285

zedhenesi-i-aak-se-per-vv-ne:-po-t’u-pengonte-serbia-kaq-shume,-berishaj-do-shkarkohej-parvjet

zedhenesi-i-aak-se-per-vv-ne:-po-t’u-pengonte-serbia-kaq-shume,-berishaj-do-shkarkohej-parvjet

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit, ka thënë se këto zhvillime po ia kujtojnë zhvillimet e viteve të 90-ta.

Sipas tij, ky vendim është sulm ndaj fjalës së lirë.

“Marrja e licencës së operimit të Klan Kosova nga pushteti, është sulm i drejtpërdrejt ndaj fjalës së lirë dhe një dëshmi shtesë për mendësinë totalitare që ka qeveria Kurti”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se vendimi në fjalë nuk ka të bëjë me ligjshmërinë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ligjshmërinë, ky është kryekëput vendim dhe revansh politik i partisë në pushtet”.

“Po t’u kishte pengu Serbia kaq shumë, nuk i kishin qeshë Simiqit, e Martin Berishaj kishte me u shkarku parvjet”, është shprehur Xhemaili.