Zëdhënësi i AAK-së i kundërpërgjigjet Mehmetajt: AAK është parti parlamentare që 23 vjet

unnamed-file-1931

zedhenesi-i-aak-se-i-kunderpergjigjet-mehmetajt:-aak-eshte-parti-parlamentare-qe-23-vjet

zedhenesi-i-aak-se-i-kunderpergjigjet-mehmetajt:-aak-eshte-parti-parlamentare-qe-23-vjet

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar analistit Lirim Mehmetaj i cili në një emision ka deklaruar se subjekti të cilin e drejton Ramush Haradinaj, nuk është parti.

Xhemaili përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se AAK është parti parlamentare qe 23 vjet sikurse udhëheq sot me 5 komuna.

“Ky farë Lirim Mehmetaj që mbiu si këpurdha pas shiut paska thënë që Aleanca nuk është parti. Ose është i padijshëm ose nuk don me e ditë që Aleanca është parti politike qe 23 vjet, e që 23 vjet është parti parlamentare. Bile nja dy herë ka udhëheq me qeverinë e vendit, dhe sot udhëheq me 5 komuna bukur të mëdha”, ka thënë Xhemaili.

Xhemaili ka thënë se Mehmetaj ka ende rrugë të gjatë për t’u bërë opinionist.

“A mos po ta merr mendja që Aleanca duhet me i lëshu këto komuna e me t’i lënë ty me i udhëheq? Kështu që, Aleanca deshte ose nuk deshte ti është dhe do të jetë parti. Por ti ke hala rrugë të gjatë me u bë opinionist”, ka përfunduar Xhemaili.