Ymeri: Njerëzit e kanë votuar LVV-në sepse kanë besuar se do të qeveris pa korrupsion

unnamed-file-588

ymeri:-njerezit-e-kane-votuar-lvv-ne-sepse-kane-besuar-se-do-te-qeveris-pa-korrupsion

ymeri:-njerezit-e-kane-votuar-lvv-ne-sepse-kane-besuar-se-do-te-qeveris-pa-korrupsion

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurti, Visar Ymeri ka thënë se skandalet që i janë publikuar Qeverisë Kurti, duhet të kishin edhe ndikim elektoral.

Sipas tij, shumica e qytetarëve e kanë votuar këtë parti, për shkak se kanë menduar se do të qeverisë pa korrupsion.

“Unë mendoj se këto skandale do të duhej të kishin ndikim edhe elektoral sepse njerëzit e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje më së shumti për shkak që kanë besu që Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris ndryshe, pra do të qeveris pa korrupsion. Ky ka qenë besimi më i madh. Nuk mendoj se shumë njerëz e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të qëndrimit të dialogut karshi me Serbinë edhe pse ka edhe të tillë, por shumica dërmuese e kanë votuar për këtë gjë, pra kur kanë thënë se po duam ndryshim nga qeverisjet e kaluara kanë menduar ndryshim në çka, ndryshim në korrupsion dhe tash nëse kjo qeveri po u ngjason të tjerave e shpesh herë edhe më keq se të tjerat për sa i përket korrupsionit atëherë ku është ndryshimi, pse po duket të jetë ndryshe kjo Qeveri”, ka deklaruar Ymeri, për Front Online.