Weber: Kriza e tanishme në veri, më e thella që nga fillimi i dialogut

unnamed-file-890

weber:-kriza-e-tanishme-ne-veri,-me-e-thella-qe-nga-fillimi-i-dialogut

weber:-kriza-e-tanishme-ne-veri,-me-e-thella-qe-nga-fillimi-i-dialogut

Analisti gjerman, Bodo Weber, vlerëson se situata e muajve të fundit në veri të Kosovës, është më e keqja që nga nisja e procesit të dialogut më 2011.

Anëtari i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit në Berlin, thekson se krejt kjo ka ndodhur në një kohë të negociatave për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është kriza më e thellë në dialogun politik që nga themelimi i tij në vitin 2011 dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndoshta edhe që nga barrikadat serioze, dhuna dhe përleshjet mes protestuesve apo bandave të organizuara serbe, dhe KFOR-it në verën e vitit 2011”, ka thënë Weber në një intervistë për Review Democracy.

“Vitin e fundit kemi parë fazën e re të negociatave për të ashtuquajturën nismë gjermane franceze/plani i BE-së, e cila çoi në komplikimin e saj. Pra, brenda këtij viti ne kemi parë diçka që nuk e kemi parë kurrë, në kuptimin negativ, gjatë gjithë historisë së dialogut politik”.

Weber ka thënë se procesi dialogues ka pasur disa parime të qarta por edhe vija të kuqe.

“Për shembull, nuk diskutohet më për ndryshime kufijsh. Ky ishte de fakto një parakusht, i shprehur si deklaratë e kancelares së atëhershme Merkel, për të hyrë në ato negociata”, ka shtuar ai./Klan Kosova