Vuçeviq: Kosova po armatoset me sisteme të fuqishme ushtarake

unnamed-file-729

vuceviq:-kosova-po-armatoset-me-sisteme-te-fuqishme-ushtarake

vuceviq:-kosova-po-armatoset-me-sisteme-te-fuqishme-ushtarake

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka vlerësuar se Prishtina në mënyrë më flagrante shkel Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen e Kumanovës. “Prishtina po armatos forcat e saj të sigurisë me sisteme të fuqishme për t’i shndërruar në ushtri të Kosovës”, tha Vuçeviq.

Ai ka theksuar se “kjo është shkelja më flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Përveç dronëve, si donacion nga Turqia, kanë marrë edhe sisteme të tjera – hauci, minihedhës, sistem kundër blindave, sisteme sulmuese. Oficerët dërgohen për stërvitje në vendet e NATO-s, kanë edhe stërvitje të përbashkëta”, tha Vuçeviq.

Ai ka përsëritur se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është interes kombëtar i Serbisë.

“Këto armë të Kosovës nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Ushtrisë Serbe, por këto janë tregues të qartë se ata kanë një strategji për zhvillimin e ushtrisë së tyre në Kosovë”, tha Vuçeviq.

Ai shton se në lidhje me atë situatë, Serbia duhet të përcaktojë planet e veta operative dhe, siç thotë ai, të trajnojë ushtrinë dhe të vendosë sisteme adekuate të pajisjeve ushtarake.

Me vendim të autoriteteve të Kosovës dhe miratimin e ligjeve të nevojshme, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u transformuar në ushtri që nga viti 2018. U paralajmërua se ky proces duhet të zgjasë dhjetë vjet, kur pas tranzicionit ushtria profesionale do të numëronte 5000 veta. Detyrat e FSK-së në periudhën tranzitore përfshijnë angazhimin në situata krize dhe mbrojtjen civile.

Pas vendimit të Kosovës për transformim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën në vitin 2018 se ishte “e natyrshme për një vend të pavarur”, ndërsa NATO deklaroi se ishte kundër rekomandimeve të saj./FrontOnline/