Vodhën shumë të madhe parash, stoli ari e armë, Policia heton rastin në Pejë

unnamed-file-887

vodhen-shume-te-madhe-parash,-stoli-ari-e-arme,-policia-heton-rastin-ne-peje

vodhen-shume-te-madhe-parash,-stoli-ari-e-arme,-policia-heton-rastin-ne-peje

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të enjten në Pejë, ku të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, stoli ari dhe armë të cilat ankuesi i kishte me leje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Bojku”, në Pejë, të enjten në ora 23:56.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tyre dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, stoli ari dhe armë të cilat ankuesi i kishte me leje”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime.