Vlera 1 milion euro, Aliu prezanton projektin për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit

🛣

vlera-1-milion-euro,-aliu-prezanton-projektin-per-ndertimin-e-ures-ne-rogove-te-hasit

vlera-1-milion-euro,-aliu-prezanton-projektin-per-ndertimin-e-ures-ne-rogove-te-hasit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për projektin e urës së re në Rogovë të Hasit.

Aliu tha se kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën dhe zonën e Hasit.

“Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së re të Rogovës së Hasit”, tha ai.

Tutje Aliu deklaroi se ndërtimi i urës kap vlerën 1 milionë euro, me gjerësi 6 metra.

Njoftimi i plotë:

Projekti i Urës së re të Rogovës, po bëhet. ✅🛣

Bashkë me zëvendësministrin Hysen Durmishi, deputetë dhe kolegë, u pritëm nga banorët e Rogovës së Hasit, me ç’rast prezantuam projektin e Urës së re të Rogovës.

Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së re të Rogovës së Hasit.

Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave. Pas fazës së tenderimit, do të fillojmë menjëherë me punimet!

Urime të gjithë qytetarëve!