Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurti, Visar Ymeri në një intervistë për Front Online ka deklaruar se Asociacionin e kanë kundërshtuar bashkë me Albin Kurtin.
Por, se thotë se ky i fundit tashmë e ka pranuar.
“Është e vërtetë që e kemi kundërshtuar bashkë. Tash kryeministri Kurti e ka pranuar, pra në marrëveshjen të cilën e ka pranuar në Bruksel, pastaj në Ohër, aty e ka pranuar edhe Asociacionin. Zvarritja e shkrimit të draft statusit për Asociacion mendoj unë se vetëm sa po i sjellë dëme Kosovës sepse nuk është një çështje që mund ta shmangim kështu dhe në këtë drejtim konsideroj që është dashtë shumë më herët dhe është dashtë të veprojë në momentin kur është kërkuar kjo gjë nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e kështu em radhë”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, kokëfortësia e Kurtit që të mos merret me draftin e statutit të Asociacionit është lëvizje e kotë politike.
“Kjo, kokëfortësi e Kurtit që të mos merret me draftin e statutit kur e ka pranuar Asociacionin mendoj që është një lëvizje e kotë politike që më shumë ka synim të bëj poena politik brenda vendit se sa që i sjellë ndonjë dobi Kosovës”, është shprehur ai.