Vijon Fushata Informuese për Liberalizimin e Vizave

unnamed-file-1914

vijon-fushata-informuese-per-liberalizimin-e-vizave

vijon-fushata-informuese-per-liberalizimin-e-vizave

Fushata Informuese për Liberalizimin e Vizave, pas Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit e Podujevës, vijoi ditën e sotme në Mitrovicë. Kjo fushatë po i informon qytetarët e Republikës së Kosovës për detajet më të hollësishme e informacionet e nevojshme mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 Janari i vitit 2024.

Ekipin lëvizës informues e vizitoi sot Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai pa nga afër punën e cila po bëhet për informimin e qytetarëve. Të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, duhet të jenë të informuar për rregullat e udhëtimit në zonën Shengen e të drejtat e tyre sa i përket lëvizjes së lirë pas 1 janarit 2024.

Duhet të kenë pasaportë biometrike valide, të qëndrojnë vetëm 90 ditë brenda periudhës prej 180 ditësh, të kenë dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen, mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni, detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese, nëse udhëtohet me veturë, dokumentacionin e nevojshëm të veturë dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Në mjetin e fushatës, qytetarët mund të bëhen pjesë e kuizit me pyetje rreth BE-së./Front Online