Vidhen pajisjet e internetit në një xhami në Gjilan

unnamed-file-2185

vidhen-pajisjet-e-internetit-ne-nje-xhami-ne-gjilan

vidhen-pajisjet-e-internetit-ne-nje-xhami-ne-gjilan

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se në xhaminë e fshatit Miresh i Vogël të Gjilanit kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur pajisje të internetit.

Ankuesi ka bërë të ditur në polici se personat e panjohur me forcë kanë vjedhur DVR dhe pajisje të internetit.

Lidhur me këtë rast në raportin 24-orësh thuhet se hetimet janë duke vazhduar.

“Fsh. Miresh i Vogël, Gjilan 13.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në xhamin e fshatit janë vjedhur me forcë DVR dhe pajisje tjera të internetit nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor./Front Online