Vetaksident në Podujevë, vdesin dy persona

unnamed-file-870

Dy persona kanë vdekur në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkoc të komunës së Podujevës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti po merren hetuesit nga njësiti i trafikut.