Vdes tragjikisht një 18-vjeçare në Prishtinë pasi ra nga një objekt

unnamed-file-207

Një vajzë e moshës 18-vjeçare në Prishtinë ka vdekur tragjikisht pasi ra nga një objekt.

Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas konstatimit të ekipit emergjent, 18-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.

”Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha tutje.