Valdete Daka tregon dy mënyra se si komunat në veri mund të shkojnë në zgjedhje

unnamed-file-1866

valdete-daka-tregon-dy-menyra-se-si-komunat-ne-veri-mund-te-shkojne-ne-zgjedhje

valdete-daka-tregon-dy-menyra-se-si-komunat-ne-veri-mund-te-shkojne-ne-zgjedhje

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në “Debat Plus”, ka treguar se ekzistojnë dy mënyra se si komunat të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ajo tha se njëra mënyrë është që 50 për qind e votuesve të komunës përkatëse të nënshkruajnë peticion ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të asaj komune.

E dyta mënyrë e cila është më e thjeshtë, është që kryetarët të japin dorëheqje vullnetarisht.

“S’di a ka ndodhur ndonjëherë, në ligjin për vetëqeverisje lokale parashihet mundësia që 20% të votuesve që janë në listë votuese nëpërmjet peticionit të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, faktikisht 50% të gjithë votuesve. Mënyra tjetër është të japin dorëheqje”, tha ajo.