Ushtarët e FSK-së trajnohen në Iowa të SHBA-së për operacionet e materialeve të rrezikshme ‘HAZMAT’

unnamed-file-1386

ushtaret-e-fsk-se-trajnohen-ne-iowa-te-shba-se-per-operacionet-e-materialeve-te-rrezikshme-‘hazmat’

ushtaret-e-fsk-se-trajnohen-ne-iowa-te-shba-se-per-operacionet-e-materialeve-te-rrezikshme-‘hazmat’

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) është trajnuar nga Garda Kombëtare e SHBA-së në Wells Fargo Arena, Des Moines, për të përmirësuar aftësitë në operacionet e materialeve të rrezikshme (HAZMAT).

Stërvitja njëjavore përfshiu personel nga Ekipi i Mbështetjes Civile të 71-të të Gardës Kombëtare të Iowa-s (CST) dhe Kompania HAZMAT e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ky trajnim është pjesë e programit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së për të rritur ndërveprimin midis partnerëve të agjencive ushtarake, të sigurisë dhe të sigurisë publike.

Gjatë aktivitetit, ushtarët e Kosovës u ngarkuan të gjenin skenarë të HAZMAT.

Kërcënimet në gjithë fushën përfshinin mjete shpërthyese të bëra vetë, të fshehura në një dhomë zhveshjeje dhe një çantë shpine që përmbante ekspozim radiologjik.

Misionet përfshinin identifikimin e artikujve duke përdorur të dhëna dhe zbulimin e tyre pa rrezikuar personelin tjetër.

Trajnimi mbështet Kosovën në zgjerimin e kompanisë HAZMAT dhe ndërthurjen e ekspertizës së tyre me organizata të tjera të sigurisë, siç janë departamentet e zjarrit.

Deri më sot, kompania është përgjegjëse për vlerësimin e skenarëve të rrezikshëm dhe asgjësimin e substancave përkatëse.

Ndërkohë që ka aftësi të ngjashme, CST-ja e 71-të punon me grupe më të mëdha, duke përfshirë Agjencinë e Zvogëlimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes së SHBA-së, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe specialistë të tjerë të HAZMAT-it, në situata në lidhje me materialet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

“Dallimi kryesor në mes kompanisë HAZMAT të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe neve është se ata nuk kanë asnjë mbështetje. Ndërsa në Iowa, ne kemi ekipe HAZMAT në të gjithë vendin”, shpjegoi Leaman.

“Gjë e mirë është se edhe ne po mësojmë shumë nga ushtarët e FSK-së”, u shpreh ai.