Tre persona janë therur me thikë rreth orës 03:35 pas mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje në një restorant në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Me ç’rast janë arrestuar edhe pesë persona.
Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor””, u shpreh Elezaj.