Tërmeti në Turqi dhe Siri shkaktoi 40 miliardë dollarë dëme

unnamed-file-2243

termeti-ne-turqi-dhe-siri-shkaktoi-40-miliarde-dollare-deme

termeti-ne-turqi-dhe-siri-shkaktoi-40-miliarde-dollare-deme

Tërmeti në Turqi dhe Siri shkaktoi 40 miliardë dollarë dëme, duke e mbajtur shumën në gjysmën e parë të vitit shumë mbi mesataren 10-vjeçare, sipas përllogaritjeve të risiguruesit gjerman Munich Re. Rreth 58,000 njerëz vdiqën në tërmet, dhe dëmet pronësore ishin zëri më i madh në shumën totale të humbjeve të siguruara dhe të pasiguruara në gjashtë muajt e parë, e cila arriti në 110 miliardë dollarë, zbuloi Munich Re në një raport të botuar të enjten.

Vlera totale e dëmit është më e vogël me 10 miliardë dollarë sesa në gjysmën e parë të vitit të kaluar, por është shumë mbi mesataren 10-vjeçare prej 98 miliardë dollarësh. Një seri stuhish të forta në SHBA sollën tornado shkatërruese dhe stuhi breshëri që rezultuan në 35 miliardë dollarë humbje të siguruara dhe të pasiguruara, sipas risiguruesit gjerman.

Humbja totale e siguruar në gjysmën e parë të vitit arriti në 43 miliardë dollarë dhe ishte më e vogël me 4 miliardë dollarë se në gjysmën e parë të vitit të kaluar, por ka kaluar edhe mesataren e 10 viteve të fundit, e cila është 34 miliardë dollarë.

Në Turqi, sigurimet mbulojnë vetëm pesë miliardë dollarë dëme nga tërmetet, dhe në SHBA 25 miliardë dollarë dëme nga stuhitë, sipas Munich Re. Risiguruesi paralajmëron edhe pasojat e ndryshimeve klimatike, duke theksuar se gjysma e parë e vitit u shënua me temperatura rekord në shumë vende të botës.

Edhe pse fenomeni i motit El Nino luan një rol të rëndësishëm, arsyeja kryesore për rritjen e temperaturave të ujit dhe ajrit në mbarë botën është ende ndryshimi i klimës dhe rezultati janë ngjarje të shpeshta katastrofike të motit dhe barra financiare, paralajmëron eksperti i klimës në Munich Re, Ernst Rauch./FrontOnline/