Temperaturat e larta si pasojë e mungesës së klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë, KGJK vendos për reduktimin e punës së gjykatave

unnamed-file-1513

temperaturat-e-larta-si-pasoje-e-mungeses-se-klimatizimit-ne-pallatin-e-drejtesise,-kgjk-vendos-per-reduktimin-e-punes-se-gjykatave

temperaturat-e-larta-si-pasoje-e-mungeses-se-klimatizimit-ne-pallatin-e-drejtesise,-kgjk-vendos-per-reduktimin-e-punes-se-gjykatave

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që t’i autorizojë kryetarët e gjykatave që varësisht nga gjendja në objektet e Pallatit të Drejtësisë, të vendosin për reduktimin e punës, për shkak të temperaturave të larta.

Ky vendim thuhet se është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur së bashku me kryetarët e gjykatave.

“Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e krijuar në Pallatin e Drejtësisë, si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri në 35 gradë celsius”, thuhet në komunikatën për media.

Në këtë situatë, KGJK-ja ka thënë se gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës janë duke punuar në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë.

“KGJK dhe kryetarët e gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, me datë 24 korrik 2023, i’u drejtuan me letër të hapur: Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrit, z. Besnik Bislimi, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, Ministres së Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati”.

Letra e hapur: https://www.gjyqesori-rks.org/2023/07/24/leter-e-hapur-nga-keshilli-gjyqesor-i-kosoves/

Duke shpresuar që institucionet përkatëse do të ndërmarrin masa të menjëhershme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se mbetet i gatshëm për të bashkëpunuar me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe krijimin e kushteve elementare për punë, në të kundërtën “do të dëmtohen një numër i konsiderueshëm i proceseve gjyqësore në zhvillim e sipër dhe do të pamundësohen shërbimet për qytetarët e vendit”.