Temperatura deri në 40 gradë e më pas reshje shiu/ Moti në pesë ditët e ardhshme

unnamed-file-1111

temperatura-deri-ne-40-grade-e-me-pas-reshje-shiu/-moti-ne-pese-ditet-e-ardhshme

temperatura-deri-ne-40-grade-e-me-pas-reshje-shiu/-moti-ne-pese-ditet-e-ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar se java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrinë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C.

Më pas, të mërkurën pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte. Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hen, 24.07 Mar, 25.07 Mer, 26.07 Enj, 27.07 35° 17° Pre, 28.07 38° 20° 31 20° 16 23 18 Era: 4-8m/s Shtypja: 10 8mb Lageshtia: UVI: 12° 28 10° Era: 8-16m/s Shtypja: 1006mb Lageshtia: 23% UVI: Era: 8-18m/s Shtypja: 1004mb Lageshtia: % UVI: 8 AQI 30/1 20 Era: 4-8m/s Shtypja: 101 4mb Lageshtia: 5% UVI: 5 AQI PM10 20/50 Era: 3-5m/s Shtypja: 10 9mb Lageshtia: 27% UVI: 8 AQI PM10 5/50 Parashikimi mè: 23.07.2023 Prishtina Weather"

Njoftimi i plotë:

Të martën të nxehtit arrin kulmin, më pas freski me rënie të ndjeshme temperaturash.

23.07.2023 – Java e fundit e korrikut do të filloj me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat të martën mund të arrinë edhe deri në 38C, e lokalisht t’i afrohen edhe 40C.

Si zakonisht, pas çdo të nxehti ekstrem, masa të freskëta ajrore nga veriu do të depërtojnë mbi vend nga dita e mërkurë dhe enjte, që zbresin temperaturat edhe deri në 23C, ditën e enjte. Të mërkurën më vonë pasdite kalojnë mbi vend rrebeshe me bubullima, derisa riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe ditën e enjte. Për të premten temperaturat shënojnë një rritje, e parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Kushtet e motit të kthjellët dhe të nxehtë orëve të pasdites japin mundësi për formimin e ozonit sipërfaqësor që çon indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera mesatare të ndotjes, derisa edhe prezenca e grimcave të pluhurit saharian mbetet e rritur në ditët e para të javës.

Indeksi i rrezeve ultravjollce, vazhdon të mbetet me rrezikshmëri shumë të lartë. Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të diellit.

24.07 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell.

25.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell dhe erë. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

26.07 – Kryesisht me diell, me erë dhe jo shumë nxehtë. Pasdite më vonë dhe mbrëmje rrebeshe e bubullima kalojnë mbi vend.

27.07 – Më freskët, me vransira e diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

28.07 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 8-18m/s, e të enjten ndryshon drejtimin në veriore, ku frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të theksuar nën vlera normale.