Tahiri: Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira

unnamed-file-2313

tahiri:-qeveria-kurti-paradite-vjedh-rezerven-shteterore,-pasdite-mbyll-media-te-lira

tahiri:-qeveria-kurti-paradite-vjedh-rezerven-shteterore,-pasdite-mbyll-media-te-lira

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira.

Sipas tij, abuzimi, korrupsioni dhe hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë në fllad të Dubravës.

“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira. Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.