Tahiri: Kosova po i prish raportet me aleatët, Serbia po i ndërton

unnamed-file-2127

tahiri:-kosova-po-i-prish-raportet-me-aleatet,-serbia-po-i-nderton

tahiri:-kosova-po-i-prish-raportet-me-aleatet,-serbia-po-i-nderton

Anëtari i kryesisë në LDK, Xhafer Tahiri, kritikon Qeverinë e Kosovës se po i prish aleancat me partnerët ndërkombëtarë.

“Kur shtetet tjera, që janë kundërshtarë të Kosovës, si në këtë rast Serbia – ndërton aleanca dhe ne i prishim, kush humb këtu? Ne humbim, pa asnjë dyshim!”, deklaroi ai.

Ai shtoi se kjo ishte një prej brengave edhe sot të komunitetit të biznesit, fakti që kemi sanksione, fakti që projektet e tyre janë në pritje.

“Çdo projekt i bizneseve të Kosovës që kanë në Evropë dhe me gjerë është “on hold” për momentin, ose shumica prej tyre. Kjo ishte një prej brengave që po shfaqet gjithandej, prandaj kjo rrugë e re e LDK-së tani që i kemi bërë këto konsulta me këto grupe të interesit, duhet të vazhdojmë të flasim e secilin qytetar, në secilin qytet të Kosovës, dhe si LDK në kuadër të këtij cikli do te kemi një takim me ambasadorët e Quintit dhe ambasadorët tjerë të akredituar, për të treguar që në Kosovë ka një masë kritike që nuk mendojnë si pushteti”, tha ai ne KlanKosova.

Tutje ai deklaroi se nuk gjen një kryeministër në Evropë, nga Lufta e Dytë Botërorë e deri më sot që e ka quajtur Sekretarin Amerikan të Shtetit “naiv”, aq më pak, siç tha, sekretarin e shtetit që ka qenë fjalim-shkruesi i presidentit Clinton gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

“Kjo qasje dhe veprimet tjera bëjnë që Kosova t’i humbë këto aleanca, ndërkohë që shtetet tjera po i rindërtojnë”, përfundoi Tahiri.