Synimi i Qeverisë për lidhjen e arsimit me ekonominë, Kurti vazhdon takimet me bizneset

unnamed-file-804

synimi-i-qeverise-per-lidhjen-e-arsimit-me-ekonomine,-kurti-vazhdon-takimet-me-bizneset

synimi-i-qeverise-per-lidhjen-e-arsimit-me-ekonomine,-kurti-vazhdon-takimet-me-bizneset

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi edhe sot bashkëbisedimin me bizneset. Ai mirëpriti përfaqësues nga sektori i plastikës, që përveç ndërmarrësve, të pranishme ishin edhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Kryeministri siç u bë e ditur në komunikatë, tregoi se e kanë vënë prioritet lidhjen e arsimit me ekonominë, derisa ura mes këtyre dyjave është sistemi dual i edukimit, përkatësisht arsimimi dhe aftësimi profesional.

Kryeministri sqaroi se në bashkëpunim të ngushtë me odat ekonomike dhe tregtare, me shoqatat sektoriale dhe ndërmarrjet aktive, arsimi dual sipas modeleve të vendeve gjermano-folëse ka nisur pilotimin në vitin 2022-2023 në katër shkolla profesionale, në tri komuna, me katër profile: kuzhinier, floktar, kamerier dhe murator.

Ndërkaq tani, për shkak të interesimit të vet komunave dhe shkollave, viti shkollor 2023-2024, siç u potencua, do të gjejë vendin me 21 shkolla profesionale në 13 komuna ku do të ofrohen edhe tetë profile shtesë, përfshirë atë si rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë dhe estetist.

“Ne jemi të interesuar pra që nevojat e industrisë dhe planprogramet e shkollave të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe si Qeveri dëshirojmë të ndërmjetësojmë suksesshëm”, përfundoi kryeministri drejtuar ndërmarrësve, duke i falënderuar për kontributin dhe angazhimin në fushën e tyre./Front Online