Stoltenberg ia përmend Vuçiqit ushtarët e lënduar në veri të Kosovës: E papranueshme

unnamed-file-324

stoltenberg-ia-permend-vuciqit-ushtaret-e-lenduar-ne-veri-te-kosoves:-e-papranueshme

stoltenberg-ia-permend-vuciqit-ushtaret-e-lenduar-ne-veri-te-kosoves:-e-papranueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka pritur në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në nisje të takimit, Stoltenberg ka treguar se ndër të tjera do të flasin edhe për situatën në veri të Kosovës, derisa ia ka përmendur ushtarët e lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serb në muajin e kaluar.

“Në mas janë sulmuar 93 ushtarë tanë, ku tre prej tyre janë lënduar seriozisht. Kjo është e papranueshme”, është shprehur Stoltenberg, njofton KlanKosova.tv.

“Tash është me rëndësi që tensionet janë ulur dhe ftojmë palët që të tërhiqen nga veprimet dhe retorika e eskalimit. Rruga e vetme është ajo e angazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE të cilin NATO e përkrahë fort”.