Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” është duke u përballur me mungesë të autoambulancave.
Aktualisht ky spital ka në dispozicion vetëm dy sosh. E një është në servisim.
Në një përgjigje për Gazetën Express, nga ky spital kanë thënë se për t’i përmbushur nevojat e tyre u duhen së paku katër autoambulanca.
“Në Spitalin “Sheikh Zayed” janë funksionale 2 autoambulanca, ndërsa një tjetër është në servisim. Per shkak të nevojave është e mirë që të kemi edhe një autoambulancë dhe me 4 automjete të tilla funksionale do të ishte shërbimi emergjent i kompletuar”, kanë thënë për Express nga ky spital. .