Shkurte Fejza bëhet “kullerk” nga vajza e saj

unnamed-file-584

E bija e sjell për herë të parë Shkurte Fejzen në verzionin “cool”.

Besiana Behluli është këngëtarja e mrekullueshme e muzikës zbavitëse, e që specialitet e ka live-in.

E njohur për stilin unik, Besiana vetëm pak kohë më parë ka sjell projektin e ri me titull “Dilema”.

Këngëtarja e talentuar, është e bija e ikonës së muzikës shqipe, Shkurte Fejza dhe krejt e natyrshme që marrëdhënia e saj me të ëmën të jetë tejet e afërt, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, Shkurta dhe të bijat po shijojnë ca ditë të mrekullueshme në Turqi, ndërkohë që Besiana e ka sjell Shkurten në një verzion ndryshe, dukshëm më modern.