Pesë vetura dhe një kombi në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut kanë refuzuar të ndalen para Policisë së Kosovës, kësisoj personat e dyshimtë kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të policëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.
“Policia ka tentuar me i ndalë pesë vetura dhe një kombi për kontrabandë, gjatë tentimit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ana e tyre, pastaj Policia ia ka kthyer. Pesë persona janë arrestuar, katër shqiptar dhe një serb. Po ashtu jemi në kërkim të një personi”, tha ai.
Elshani bëri të ditur se ata ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u cilësua si “Sulm ndaj personave zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”.