Shehu i LDK-së për djegien e Muzeut të Muzikës: Ngjarje e papranueshme, fajtorët të marrin dënimin e merituar

unnamed-file-1729

shehu-i-ldk-se-per-djegien-e-muzeut-te-muzikes:-ngjarje-e-papranueshme,-fajtoret-te-marrin-denimin-e-merituar

shehu-i-ldk-se-per-djegien-e-muzeut-te-muzikes:-ngjarje-e-papranueshme,-fajtoret-te-marrin-denimin-e-merituar

Kryetari i LDK-së në Gjakove, Shefqet Shehu ka reaguar pasi Muzeu i Muzikës “Tebhane”, mori flakë gjatë natës së sotme.

Përmes një postimi në facebook, Shehu për këtë rast ka kërkuar një hetim të shpejtë e të gjithanshëm, duke theksuar se lënia anash e mos mbikëqyrja e këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore po e dëmtojnë edhe kujtesën kolektive.

“Zjarri e kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë. Prush e flakë ra mbi dinjitetin. Prush e flakë ra mbi identitetin. Prush e flakë ra mbi trashëgiminë. Ngjarje e trishtë, e papranueshme, e dënueshme.Mungesa e trajtimit të duhur institucional, në mënyrë direkte është vetë “fitili i zjarrëndezjes” ndaj kësaj shtëpie të vlerave kulturore.

Lënia anash e mos mbikëqyrja e këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore po e dëmton edhe kujtesën tonë kolektive.Duhet një hetim i shpejtë e i gjithanshëm për këtë rast të tmerrshëm, ndërsa fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë: