Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj shteteve aleate duke përfshirë edhe ShBA-në.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se për të ka qenë e pa imagjinueshme që të vjen në pushtet një qeveri e cila sanksionohet, qoftë me masa financiare dhe të tjera.
“Për mua ishte e papranueshme qasja e Albin Kurtit ndaj aleatit kryesor, me i thënë na atë kohë se qasja jote është naive sekretarit Blinken, me e kritiku qasjen e Hill në Beograd, të Escobar dhe të Hovenier shpesh herë në Kosovë. Ishin gabime strategjike që i shkonin përshtati Serbisë”, ka thënë Selmanaj.