Sekuestrohet një armë zjarri dhe narkotikë në Prishtinë

unnamed-file-2245

sekuestrohet-nje-arme-zjarri-dhe-narkotike-ne-prishtine

sekuestrohet-nje-arme-zjarri-dhe-narkotike-ne-prishtine

Policia e Kosovës njofton se është sekuestruar një armë zjarri dhe narkotikë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë.

“Operatorët e NjRSh-së, mbrëmë kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të cilëve gjatë kontrollit u janë gjetë dhe sekuestruar një sasi e narkotikëve të llojeve kokainë dhe marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa sot është shoqëruar në stacion policor, një person për posedim të paautorizuar të armës.

“Ndaj të dyshuarve pas inicimit të rasteve, janë kryer procedurat në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet tutje në njoftim.