Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prishtinës

unnamed-file-738

sekuestrohen-kater-arme-ne-rajonin-e-prishtines

sekuestrohen-kater-arme-ne-rajonin-e-prishtines

Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

  • Dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm,
  • Një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm,
  • Një armë të shkurtë,
  • Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
  • Tri thika të ndryshme,
  • Një shufër metalike, si dhe
  • Një sasi të substancës së dyshuar si kanabis.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej./Front Online