Rritja e temperaturave rritë rrezikun për përfshirjen nga zjarri

unnamed-file-233

rritja-e-temperaturave-rrite-rrezikun-per-perfshirjen-nga-zjarri

rritja-e-temperaturave-rrite-rrezikun-per-perfshirjen-nga-zjarri

Ditëve të fundit temperaturat kanë mbërritur në +30 gradë celsius.

E kjo po rritë rrezikun që zonat malore e fushore të përfshihen nga zjarri.

Raste të tilla ka pasur ndër vite në Kosovë.

E për këtë Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka dalë me një paralajmërim për zjarre të mundshme në vend.

“Apelojmë, të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit” kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore”, thuhet në apelin e Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, raporton teve1.

Kurse ish drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka treguar se cilët janë shkaktarët e përhapjes së zjarrit.

“Zakonisht zjarret janë në tri forma që mund të ndodhin, forma e vetëndezjes kur dielli takon ndonjë xham, pastaj nga pakujdesia e qytetarëve, si dhe zjarret më vetëdije”, u shpreh ai.

Për këtë ai kërkon nga institucionet të marrin masa parandaluese.

Se me rritjen e temperaturave ekziston rreziku që zona të caktuar të përfshihen nga zjarri e thotë edhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti.

Mes tjerash, Ahmeti kërkon nga institucionet e vendit që të bëjnë fushata vetëdijësuese për rreziqet nga zjarrit dhe që të bëjnë kujdes që të mos bëhen shkaktar i ndezjes së tyre.