Rita Ora në Hungari interpreton me flamur të Serbisë në dorë!

unnamed-file-4037

Ylli i muzikës Rita Ora ka interpretuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.

Në këtë Festival kanë interpretuar disa yje me renome botërore.

Por, Rita Orës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.

Këngëtarja shqiptare e mori flamurin dhe e vendosi në krah.

Ky gjest i Rita Orës ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin.