Rezoluta 1244: KFOR’i s’e njeh si Ministre, gjen një mënyrë interesante për postin e Rizvanollit

unnamed-file-602

rezoluta-1244:-kfor’i-s’e-njeh-si-ministre,-gjen-nje-menyre-interesante-per-postin-e-rizvanollit

rezoluta-1244:-kfor’i-s’e-njeh-si-ministre,-gjen-nje-menyre-interesante-per-postin-e-rizvanollit

KFOR ka gjetur sot një mënyrë interesante për të iu referuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi që ky mision nuk e njeh atë si ministre për shkak të Rezolutës 1244.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar sot Komandantin e KFOR’it Ristucci.

Në njoftimin për takimin KFOR ka bërë një gjetje të jashtëzakonshme duke iu referuar asaj si “Rizvanolli e Institucioneve të Ekonomisë së Kosovës”. Krejt kjo për shkak të Rezolutës 1244.

Ai nuk i është referuar ashtu siç njihet Rizvanolli zyrtarisht, ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është biseduar kryesisht për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë.

”Komandanti i #KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Ata patën një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

#KFOR Commander, MG Ristuccia, met with Ms. Artane Rizvanolli of Institutions in Kosovo Economy, representatives of Italian and German embassies and of social welfare organizations. They had a productive discussion on the general situation of the minorities in #Kosovo. pic.twitter.com/GpXlCs8qtb

— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) August 8, 2023