Komuna e Drenasit ka dal me reagim rreth fotove të publikuara ku shihen peshq të ngordhur. Sipas qytetarëve atje shkak i kësaj ishte kanalizimi.
Por, sipas Komunës ngordhja e peshqve në lumin “Drenica” nuk është shkaktuar nga shkarkimi i kanalizimeve.
Sipas tyre peshqit e ngordhur janë hedhur nga nga dikush në lum.
“Pas informatave të banorëve, lidhur me ngrodhjen e peshqve në lumin “Drenica”, pranë subjektit afarist Restaurant “Lumi” në Komoran, inspektorët komunal, kanë dalur mënjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë inspektuar lumin, ku panë nga afër gjendjen e peshqve të ngordhur.
Peshqit e ngordhur, sipas dyshimeve të inspektorëve, janë hedhur në lum nga dikush i papergjegjshëm, i cili nëse arrihet të identifikohet, do të merren masa konfrom ligjeve ne fuqi”, thuhet në njoftim.