Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pasi Kushtetuesja e shaplli si antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo ishte edhe arsyeja e “zhurmës” në seancën e fundit të Kuvendit, pasi sipas saj, “pushteti tentoi t’i kontrabandojë ndryshimet e njëjta për së dyti”.
“Ligji për Zyrtar Publik, u shpall kundërkushtetues. Kjo ishte arsya pas gjithë zhurmës në seancën e fundit të mbajtur. Kjo ishte arsya pse pavarësisht që I NJËJTI ligj trajtohej në Gjykatë Kushtetuese, u munduan të kontrabandonin ndryshimet e njëjta për së dyti. Jo në Kosovë! Jo në demokraci!” – ka shkruar ajo.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë me dije se ka rrëzuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, të cilin e kishte dërguar për shqyrtim një grup i deputetëve opozitarë.
Përmes një njoftimi për media, Kushtetuesja ka bërë me dije anëtaret e kësaj gjykate kanë vendosur se ligji nuk është në përputhje me disa nene të Kushtetutës.