Reagon ashpër ish-komandanti i UÇK-së në Llap: Haradinaj po jep deklarata për interesa politike, s’vlejnë për luftën

unnamed-file-1420

reagon-ashper-ish-komandanti-i-uck-se-ne-llap:-haradinaj-po-jep-deklarata-per-interesa-politike,-s’vlejne-per-luften

reagon-ashper-ish-komandanti-i-uck-se-ne-llap:-haradinaj-po-jep-deklarata-per-interesa-politike,-s’vlejne-per-luften

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur mbrëmë për dy figura të rëndësishme të UÇK -së, atë të Hashim Thaçit dhe të Rrustem Mustafës.

Haradinaj i ka quajtur Thaçin dhe Mustafën si turistë në luftë.

Për deklaratën e Haradinajt, ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi.

Ai tha për Front Online se kjo që ka thënë i pari i AAK-së është për interesa politike.

Sipas tij, deklaratat e tilla nuk vlejnë për luftën në Kosovë.

“Janë deklarata politike, nuk kanë të bëjnë me luftën asgjë. Haradinaj është në politikë dhe deklaratat për interesat politike nuk vlejnë asgjë për luftën”, u shpreh Gashi për Front Online.

Kjo është deklarata e plotë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1./Front Online/