Rasti i 65 vjeçarit që u gjet pa shenja jete në rrugë rikualifikohet si “vrasje e rëndë”, arrestohet i dyshuari

unnamed-file-908

rasti-i-65-vjecarit-qe-u-gjet-pa-shenja-jete-ne-rruge-rikualifikohet-si-“vrasje-e-rende”,-arrestohet-i-dyshuari

rasti-i-65-vjecarit-qe-u-gjet-pa-shenja-jete-ne-rruge-rikualifikohet-si-“vrasje-e-rende”,-arrestohet-i-dyshuari

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”. I dyshuari është Xh.N, i moshës 43 vjeçare.

Më 12 gusht, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë, një person është gjetur pa shenja jete. Rasti ishe kualifikuar si vdekje e dyshimtë, mirëpo më pas i është bërë autopsia dhe si rrjedhojë e hetimeve, është arrestuar personi i dyshuar.

Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë

Mitrovicë, 14 gusht 2023

Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”

Grupi Wagner ka probleme financiare
Read more