Rashiq: Vuçiq merret me mua, se jam njeri i fakteve

unnamed-file-640

rashiq:-vuciq-merret-me-mua,-se-jam-njeri-i-fakteve

rashiq:-vuciq-merret-me-mua,-se-jam-njeri-i-fakteve

Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që kemi tani, tha ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Ai, duke komentuar situatën në veri, tha se serbët në veri janë të befasuar nga një veprim i tillë, që sipas tyre, ishte krejtësisht i papjekur.

Rashiq më tej shtjelloi gjendjen duke marrë si shembull kohëzgjatjen e krizës në veri të vendit, duke marrë si shembull një fëmijë 10 vjeç, kur ka nisur kriza, kur ka përfunduar lufta e deri më tani.

“Paramendoni se dikur një fëmijë 10 vjeç tani është 30 vjeç e tani ai mendon se kështu funksion sistemi”, derisa shtoi se për këtë gjendje në të cilën gjendemi, organizatorët janë fajtorë absolut.

“Nuk mund të them se di, por supozoj se është e mundur që është dikush i lidhur me ta, por ka pasur dikush që nga Serbia është lidhur me ta ,ku janë përgatitur stërvitje në jug të Serbisë, ku është bazë ushtarake dhe nëse këto nuk janë të ushtrisë, organet e sigurisë do të duhej ta dinin”, deklaroi Rashiq në RTK Prime, derisa shtoi se regjimi i Beogradit vepron çdo ditë ndryshe.

Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

“Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer, bile në çdo orë ai deklaron rrejshëm. Ai që merret me mua, do të thotë se jam njeri i fakteve”, tha më tej Rashiq, ndërkohë që shtoi se ai përdor fyerje të rënda, si njeri i paedukuar, sikur të jetë i rritur në një vend të izoluar.

Tutje, Rashiq, për dallim nga Vuçiq, tha se ai punon për interesin e popullit serb, duke mos i anashkaluar interesin e popujve të tjerë.

“Unë punoj për interesin e popullit tim, duke mos i anashkaluar interesat e popujve të tjerë, ndryshe nga Vuçiqi ,që është negative dhe e rrezikshme”, deklaroi, mes tjerash, Rashiq.

Ai edhe njëherë ka përmendur se është për turp që Serbia ka për kryetar Vuçiqin.

Rashiq thotë se më i sigurt ndihet në Kosovë, sesa në Serbi

“Është për turp që Serbia ka për kryetar Vuçiqin e kam thënë e po e them edhe tani, se është një politikan më i keqi i Serbisë”, përsëriti deklaratën e tij Rashiq, derisa ritheksoi se më i sigurt ndihet këtu, sesa në Serbi, “kjo nuk është sekrete, se kështu ndihem qe 7-8 vjet”.

Më tej, Rashiq shpalosi sekuenca nga përvojat e tij të hidhura nga sigurimi i Serbisë, sa herë ka kaluar kufirin Kosovë-Serbi, kur kishte shkuar për vizitë familjare etj., derisa bëri të ditur faktin se që nga koha kur është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës, nuk ka shkuar më atje.

“Sa herë kam shkuar andej më kanë ndaluar për orë të tëra në kufi, si kur shkoj ,ashtu kur kthehem. Ai foli edhe për djalin e tij që maltretohet nga sigurimi i shtetit serb. Një presion kaq voluminoz e kaq të egër, nuk ndiej vetëm unë, por edhe një numër i madh i serbëve të Kosovës, për shkak të gjendjes. Dhe prej që jam ministër nuk kam shkuar në Serbi”, ka deklaruar ministri Rashiq.