Rama: Kemi siguruar drutë për 140 familje me ndihmë sociale

unnamed-file-3943

rama:-kemi-siguruar-drute-per-140-familje-me-ndihme-sociale

rama:-kemi-siguruar-drute-per-140-familje-me-ndihme-sociale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se i kanë siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale.

Ai bëri të ditur se javën e ardhshme fillon shpërndarja e tyre.

“Gjithmonë afër familjeve në nevojë. I lumtur që tashmë kemi siguruar drutë për ngrohje për 140 familje me ndihmë sociale. Javën tjetër fillon shpërndarja. Dimri do të na gjejë gati. Drejtoria e Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim./FrontOnline