Rama: Dita e zisë në Serbi për terroristët, e pajustifikueshme

unnamed-file-188

rama:-dita-e-zise-ne-serbi-per-terroristet,-e-pajustifikueshme

rama:-dita-e-zise-ne-serbi-per-terroristet,-e-pajustifikueshme

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun kroat, Andrej Plenkoviç, gjatë së cilës foli dhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sipas tij është e papranueshme që të shpallet zi kombëtare për terroristët, ndërsa shtoi se kjo duhet dënuar.

“Nuk është e pranueshme që në mes të Europës e në mes të një rajoni ku gjithë vendet kanë shprehur vullnetin që të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian, një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetën një efektivi policie dhe pastaj t’i gëzohet nderit më të lartë që mund të ekzistojë, zisë kombëtare në vendin nga ku e ka origjinën. Kjo është kulmi, e papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme,” – u shpreh Rama.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun kroat Rama, u shpreh se është pozitive reduktimi i forcave të ushtrisë serbe nga kufiri i Kosovës.

Por shtoi se është e papranueshme që ushtria e një vendi që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve.

“Shqipëria për herë të paë në të paktën 10 vitet e fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të BE, e cila ishte një deklaratë që pasonte takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel, por për arsye proceduriale duhet të bëhej publike në një kohë kur ndodhi përplasja në veri. Ne shprehëm pamundësinë për të mos u linjëzuar me deklaratën, por me faktin se e nxjerrë në atë moment kur duhet të dëgjohej një qëndrim i prerë ndaj Serbisë, deklarata nuk mund të mbështetj prej nesh. Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie, është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla”, tha Rama.