“Pushteti ma rrethoi shtëpinë pas 24 orëve”, Besnik Berisha: Dhashë një lajm ekzkluziv në televizion, m’u hakmorën

unnamed-file-331

“pushteti-ma-rrethoi-shtepine-pas-24-oreve”,-besnik-berisha:-dhashe-nje-lajm-ekzkluziv-ne-televizion,-m’u-hakmoren

“pushteti-ma-rrethoi-shtepine-pas-24-oreve”,-besnik-berisha:-dhashe-nje-lajm-ekzkluziv-ne-televizion,-m’u-hakmoren

Besnik Berisha, ka treguar për arrestimin e tij, e që më pas kërkesa e Prokurorisë për paraburgim u refuzua nga gjykata.

Pasi u lirua, Berisha lëshoi akuza në drejtim të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe prokurorit Rasim Maloku.

Sipas tij, arrestimi i tij është bërë pasi e ka dhënë një dekalratë në media që ”Kosova është në rrezik të mos mundet të sigurojë armë për Policinë“, sipas tij kjo për shkak të ndëshkimeve ndaj Kosovës.

Pas kësaj, sipas tij shteti ia rrethoi shtëpinë, duke thënë se arrestimi i tij ka ndodhur në ora 06:30 të mëngjesit.

”Me shkaka e thash apo e don një eksluzive. Thash jemi në një fazë për rrezikimin e sigurimit e armëve të Policisë. Ky ishte ajo fishekzjarrja e fundit që e ndezi pushtetin dhe ma rrethoi shtëpinë 24 orë pas atij emisioni”, tha Berisha, ne t7.

”Të nesmen ky prokuror i shtetit që ia kam dhënë një mal epitetesh që sot s’po ia jap, ato vazhdojnë nuk i kam tërheqë. Ky prokuror i shtetit parashtron kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake”, vazhdoi ai.

Berisha tregoi se për çfarë vepra është akuzuar.

”Ai më ka pandehur mua që kam konsumtuar tri vepra penale, Pengimin e të provuarit, ndihmë kryesit sipas veprës finale dhe më skandalozja veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj vendimarrjaes së personave zyrtarë” ka thënë ai.