Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës për të mos paraburgosur Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me konfliktin e armatosur, më 24 shtator në Banjska, në Veri të Kosovës.
Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët sot se hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë për të ndaluar Radoiçiqin dhe e ndaloi atë të largohej nga Serbia. Prokuroria tha për agjencinë Beta se me marrjen e vendimit të Gjykatës së Lartë do të bëjnë ankesë.
Gjykata e Lartë njoftoi se gjyqtari i procedurës paraprake, pasi ka dëgjuar të pandehurin Milan Radoiçiq, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes.
“Milan Radoiçiqit, i është caktuar masa e ndalimit të largimit nga vendbanimi, e cila i ndalon të largohet nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës”, thuhet në njoftim./FrontOnline/