Prince Coffee House tani edhe në Lipjan

0

prince-coffee-house-tani-edhe-ne-lipjan

prince-coffee-house-tani-edhe-ne-lipjan

Aroma e kafesë së Princit tash mund të hetohet edhe në sheshin qendror të Lipjanit.

Kjo pasi të enjten, në këtë lokacion u hap pika e dhjetë e Prince Coffee House në Kosovë, raporton Klan Kosova.

Në hapësirat që ofron ky vend, konsumatorët do mund të shërbehen me ëmbëlsira e pije, për të cilat thuhet se janë të cilësisë së lartë.

Pos Lipjanit, ky brend pritet të hapë lokalet e veta edhe në Klinë, Podujevë e Ferizaj, ndërsa planet janë për zgjerim të mëtutjeshëm edhe jashtë vendit.

Prince Coffee House ka të punësuar të paktën 375 persona në lokalet e veta nëpër Kosovë.