Presidenti i Zvicrës: Duhet gjetur një zgjidhje për veriun e Kosovës

unnamed-file-319

presidenti-i-zvicres:-duhet-gjetur-nje-zgjidhje-per-veriun-e-kosoves

presidenti-i-zvicres:-duhet-gjetur-nje-zgjidhje-per-veriun-e-kosoves

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset ka deklaruar sot, në prag të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada, se Zvicra dëshiron një Ballkan Perëndimor paqësor dhe të qëndrueshëm.

I pyetur për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, Berset ka deklaruar se në Nju Jork ka pasur bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se ka pasur rastin të takohet edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku edhe ka shprehur qëndrimin e tij se duhet gjetur një zgjidhje për veriun e Kosovës.

“Për Zvicrën, ku jetojnë shumë qytetarë të atij rajoni, është me rëndësi kyçe që Ballkani Perëndimor të jetë paqësor dhe stabil. Zvicra është e gatshme të ndihmojë në stabilizimin e rajonit,” ka deklaruar Berset./express