Policia e Kosovës, më saktësisht Policia në Mitrovicë gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit nga Policia, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram.
Po ashtu është bërë e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. I., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore./Front Online