Policia sekuestron dy armë, një në Mitrovicë e tjetrën në Vushtrri

unnamed-file-850

policia-sekuestron-dy-arme,-nje-ne-mitrovice-e-tjetren-ne-vushtrri

policia-sekuestron-dy-arme,-nje-ne-mitrovice-e-tjetren-ne-vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy armë.

Njëri rast në Mitrovicë të Jugut e tjetri në Vushtrri.

Në rastin e parë në Vushtrri, gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (7) shtatë fishek dhe dy thika.

Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, gjate kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (17) shtatëmbëdhjetë fishek.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në dy raste të ndryshme sekuestrohen dy armë

Mitrovicë, 14 tetor 2023

Në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, në kanë sekuestruar dy armë.

Në rastin e parë në Vushtrri, gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (7) shtatë fishek dhe dy thika.

Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, gjate kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me (17) shtatëmbëdhjetë fishek.

Dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave te intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ .