Policia e Kosovës në rrjetin social Facebook kanë njoftuar se kanë dale në teren për të kontrolluar peshën e lejuar të mjeteve të transportit.
Së bashku me njësitin përkatës policorë prezent ishin edhe inspektorët nga ministria e Mjedisit.
Ata kanë shqiptuar edhe disa gjoba.
Postimi i plotë:
Kontrollimi i matjeve boshtore për mjetet e transportit të mallrave!
Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me inspektorët e MMPHI-së në kuadër të planeve të përbashkëta lidhur me kontrollin e peshës boshtore të mjeteve të rënda me datën 02.08.2023 kanë kontrolluar mjetet e transportit të mallrave dhe kanë bërë matjet boshtore të tyre me ç’rast kanë shqiptuar pesë (5) gjoba për kundërvajtje ndaj personave juridik dhe pesë (5) gjoba tjera për persona fizik./Front Online