Policia ndalon 17 persona me urdhëresa të gjykatës në Obiliq

unnamed-file-641

policia-ndalon-17-persona-me-urdheresa-te-gjykates-ne-obiliq

policia-ndalon-17-persona-me-urdheresa-te-gjykates-ne-obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga fillimi i këtij muaji në Obiliq në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë ndaluar 17 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të gjykatës.

“Urdhëresat kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje. Po ashtu gjatë të njëjtës periudhë, janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të gjykatës dhe prokurorisë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu policia thotë se personat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë./Front Online